Connect with us

Kronike

Vrasja e Zef Gurit në Dukagjin, shenjestra e atentatin dyshohet se ishte djali i tij

Një vrasje është shënuar pak minuta më parë në Dukagjin, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar babë e bir me breshëri automatiku.

Si pasojë e atentatit humbi jetën babai Zef Guri ndërkohë që djali Gjin Guri mbeti i plagosur rëndë. Policia po heton në disa pista por dyshohet që shenjestra e atentatit ishte Gjin Guri, i cili është emër i njohur për policinë.

Mësohet se Guri në vitin 2015 ka shkëmbyer zjarr me skuadrën e Policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Nga kjo ngjarje, ai është dënuar me  vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”.  Arrestimi i Gjin Gurit u realizua në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Sot, gjashtë vite më vonë, Gurit i vendosën tritol në lokal. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar, pasi në ato momente nuk ndodhej askush në bar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe hetimet vijojnë. Shkaqet për vendosjen e këtij tritoli nuk dihen ende, por dyshohet se janë bërë konfliktet që mund të ketë pasur Guri.

Advertisement