Politike
Vrasja në Peqin, transferohen nga burgu i Durrësit në të Fierit politikanët e PS
Disa nga të paraburgosurit në burgun e Durrësit, janë transferuar në burgun e Fierit. Mësohet se të transferuarit janë Vangjush Dako, Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Safet Gjici, Lefter Alla, Dedan Gjoni, Fran Tuci, Xhevahir Lita dhe Fredi Beleri.
Shkak për transferimin është bërë vrasja që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit.