Connect with us

Politike

Vrasja e Egli Progës/ Meta: Rama kumbar i krimit, të shporret nga pushteti

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka folur për vrasjen Egli Progës në Pogradec. Meta tha se krimi monstruoz në Pogradec tregon fytyrën e urryer të narko-qeverisë.

Ai u shpreh më tej se Rama është kumbar i krimit, ndaj duhet të largohet nga pushteti. Kreu i PL-së thotë gjithashtu se hetime duhet të kryhen dhe ndaj gjyqtarëve që lanë të lirë tre bashkëpunëtorët e autorit të krimit.

“Krimi monstruoz tregon fytyrën e urryer të narko-policisë qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rrashën tek dera e shtëpisë dhe që manipuloi edhe atëherë vrasjen. Policia është kthyer në polici të qeverisë. Policia është kthyer në strukturën më të urryer të popullit. Kështu vepron policia edhe në Tiranë, ku banorët nxirren nga shtëpitë e tyre. Kemi të bëjmë me vizionin banditesk të Ramës, se nuk ka zhvillim pa krim. Policia vjedh votat për Rilindjen, siç është provuar në dosjen 184, që është amnistuar nga Ramareforma. Rama me ndihmën e policisë kanabizoi Shqipërinë, bekoi vrasjet në qendra të qyteteve, përdori bandat për vjedhjen e votave. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Rama është kumbari i krimit dhe të duhet ta heqim nga pushteti. Edhe për turistët, shifrat janë fryrë jashtë mase nga Rilindja. Rilindja po gjobit bizneset që janë në bregdet,” tha Meta.

Advertisement