Connect with us

Kronike

Vrasja në Selanik/ Bëra punën, më jep lekët…zbardhet biseda mes dy shqiptarëve para ekzekutimit

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e shqiptarit nga bashkatdhetarit i tij ditën e djeshme ne Selanik.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se shkak i konfliktit mes dy shqiptarëve ka qenë prishja e pazareve të drogës, e cila pasoi vdekjen Shpëtim Bajramit.

Po ashtu mësohet se 50 vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë, dhe se kishte mbërritur në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

Sipas tyre, viktima përdorte itinerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë.

Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin

“E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.”

Autori 45-vjeçar i vrasjes
Autori 45-vjeçar i vrasjes

Kujtojmë se autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda mjetit te tij, një makinë tip “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge.

Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës.

Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

Advertisement