Aktualitet
Vrasja në Shkodër/ Si ndodhi sherri mes kushërinjve?
Lekë Vuksani është autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Vuksanit, 51-vjeçarit, që u ekzekutua në banesën e tij. Lekë Vuksani është kushëriri i Petrit Vuksanit dhe prej shumë kohësh ai jetonte në shtëpinë e këtij të fundit me qira. Mirëpo, Petrit Vuksani, kur ishte kthyer nga emigrimi i kishte kërkuar lekët e qirasë kushëririt, por ky nuk ia kishte dhënë.
Kështu që Petrit Vuksani e ka nxjerrë nga shtëpia të afërmin, pasi ai nuk po e kryente pagesën. Kjo nuk është pritur mirë nga Lekë Vuksani, i cili mesditën e sotme, mori kallashin dhe vrau kushëririn e tij. Vrasja ndodhi në shtëpinë e Petrit Vuksanit, por që prej shumë kohësh atje kishte jetuar Leka.
Ky i fundit është ende në kërkim nga policia.