Kronike
Vrasja në Shkozë/Ngjarje e paralajmëruar pasi vëllezërit me njëri tjetrin…

Tashmë për strukturat e Policisë, dinamika dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin është zbardhur.
Grupi hetimor ka arritur që të ringrejë edhe njëherë skenën e krimit dhe të përcaktojnë lëvizjet që ka kryer autori Roland Sinani gjatë momentit kur ka kryer edhe ekzekutimin e kunatës së tij.
Në deklarimet paraprake, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.
Roland Sinanin, fqinjët e përshkruajnë si njeri të ftohtë dhe thonë se vëllezërit kishin vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Policia ende nuk ka një motiv të qartë përsa i përket arsyeve që çuan në krimin e rëndë.

