Kronike
Vrasja në Shkozë, policia heton përfshirjen e një personi të tretë në ngjarje
Burime bëjnë me dije se Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë të Tiranës. Deri më tani është raportuar se Roland Sinani ka qëlluar me armë kunatën e tij, Migena Sinani dhe më pas ka vrarë veten.
Trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia. Në trupin e 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba.