Connect with us

Kronike

Vrasja në Shkozë/ Rrëfehet nëna e autorit: E pashë djalin me armë në dorë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkozë. 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, teksa flinte në dhomën e saj. Arma e krimit është gjetur disa metra larg autorit dhe kjo gjë ka ngjallur dyshime te policia. Sipas dëshmive, babai i autorit, edhe ai i moshuar dhe me probleme skleroze ka shkuar menjëherë të djali i tij kur ai dyshohet se ka qëlluar veten. Ka dyshime se i moshuari e ka larguar armën nga trupi i të birit.

Nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka dëshmuar nëna e autorit në polici.

E moshuara ka probleme të mëdha shëndetësore dhe vështirësi në ecje, për shkak të një rrëzimi dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani. Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten. Ndërkohë i vëllai nuk ndodhej në banesë, por në punë pasi punonte si taksist.

Advertisement