Kronike
Vrasja që tronditi burgun e Peqinit/ Dy pistat se si Sokol Mjaca siguroi armën e krimit
Sokol Mjaca qëlloi për vdekje Arben Lleshin në qelinë e tij ditën e sotme në burgun e Peqinit, ndërsa me viktimën ndodhej edhe Ilir Shaqja, i cili mbeti i plagosur në këmbë nga plumbat.
Të tre të përfshirët në ngjarje janë të dënuar më burgim të përjetshëm.
Autori i vrasjes, Sokol Mjacaj, ka qenë në ajrim dhe pasi është kthyer, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqen, e ka thirrur në emër dhe pas ka qëlluar me 3 plumba nga dritarja e derës së qelisë.
Dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.
Dy janë pistat se si Mjaca ka arritur të sigurojë armën e krimit, njëra është me dron në sektorin e ajrimit dhe pista e dytë, arma të jetë futur përmes guzhinës.