Kronike
Vrasje e dyfishtë në Shkozë, vret me armë zjarri kunatën dhe i jep fund jetës
Vrasje e dyfishtë në Shkozë. Personi me inicialet R.S, 43-vjeç ka vrarë me armë zjarri gruan e vëllait të tij, 37-vjeçaren me inicialet M.S. Pas krimit, autori i dha fund jetës së tij. Motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister, ashtu sikurse identitetet e personave.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.