Kronike
Vrasje me armë zjarri në Kavajë

Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokalin e tij teksa ishte me babanë! Dyshohet për hakmarrje, i vëllai u vra në mars pas një konflikti banal
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kavajë. Mësohet se Arjan Gosa, 48 vjeç ka mbetur i vrarë. Ai ka qenë në një lokal në Kavajë dhe është qëlluar me armë zjarri. Autori ende i paidentifikuar.

