Kronike
Vrau 32-vjeçarin për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni.
Ai aakuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Besmir Kumria me thikë, pas konfliktit për një kanal uji në fshat.
Xhesion Toromëni është autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas krimit, autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës , por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

