Connect with us

Rajon

Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, i riu serb: Tremba popullin

Media serbe kanë zbardhur dëshminë e autorit të masakrës pak ditë më parë, Uroš Blažić , i cili vrau me armë 8 person dhe plagosi 14 të tjerë.

Në seancën dëgjimore në Prokurorinë e Lartë Publike 21-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa tha se këtë akt e bëri për të terrorizuar dhe trembur popullatën.

“Në seancën dëgjimore në prokurori, shtetasi UB ka pranuar kryerjen e veprës penale. Duke përdorur një automatik dhe një pistoletë në tre lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovacit ka shtënë në disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte për të trembur popullatën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Advertisement