Connect with us

Rajon

Vrau ‘amerikanin’, dëshmia e shqiptarit: Më shiti kokainë të prishur

38 vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e një 47 vjeçari grek të njohur me nofkën ‘amerikani’, ka rrëfyer se kishte kryer krimin e rëndë pasi viktima i kishte shitur kokainë të prishur, jo cilësore duke i shkaktuar probleme shëndetësore deri në shtrimin në spital.

Sipas mediave greke, shqiptari ka kërkuar shpjegim nga 47 vjeçari që i kishte shitur kokainën. Pistoletën me të cilin kreu krimin, ai e mbante gjithmonë e me vete por tha se nuk kishte si qëllim të vriste viktimën, vetëm ta plagoste në këmbë.

Ngjarja ndodhi në 20 janar. I arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje është edhe një 22 vjeçar. Ndërsa dy shtetas të tjerë grekë, janë vënë nën hetim për dëshmi të rreme.

Advertisement