Connect with us

Kronike

Vrau bashkëmoshatarin/ Gjykata vendos burg për 15-vjeçari, i mituri në gjendje shoku

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lënë në burg 15-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin e tij pak ditë më parë.

Klodian Kolbuçaj akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me pasojë vdekje”, për shkak se pas një sherri ai plagosi Emiljano Gjonin, i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Psikologu që ndjek rastin e tij u shpreh se i mituri ishte në gjendje shoku psikologjik gjatë seancës për masën e sigurisë.

Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga Gjykatandërsa avokati mbrojtës e kundërshtoi dhe kërkoi vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e 15-vjeçarit.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku një i mitur 15-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. Emiljano Gjoni ndërroi jetë në spital, për shkak të plagës që mori në zemër. Në pranga ka përfunduar autori Klodian Kolbuçaj, i cili pretendon se viktima e kishte plagosur në sup, ndaj ai i kishte marrë thikën nga dora dhe e kishte goditur. Kolbuçaj ka thënë në polici se njihej me viktimën dhe se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes tyre.

Advertisement