Connect with us

Rajon

Vrau fqinjin e tij pas një debati, vihet në pranga autori

Në Maqedoninë e Veriut, policia ka arrestuar një 61-vjeçar me iniciale S.I. nga fshati Podles, i cili ditën e djeshme ka vrarë fqinjin e tij pas një debati.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në ambulancë në Gradsko M.D., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. M.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për ndihmë në spitalin e Velesit”, njofton Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

“Arma është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa S.I. është ndaluar në stacionin policor. Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Veles dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet më tej në njoftim.

Advertisement