Connect with us

Aktualitet

Vrau gruan, autori shfaqet i penduar para gjykatës

42-vjeçari shqiptar Avni Meçja, i cili akuzohet për vrasjen e parteres së tij rumunes Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, ka dalë sot para gjykatës në Bolzano. 27-vjeçari shqiptar në ndërtim, fajtor për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç.

Sipas mediave të huaja, siç u konstatua nga autopsia, Meçja i shkaktoi dy goditje me çekiç gruas në trup.

“Meçja është mirë edhe pse padyshim është shumë i sprovuar dhe i penduar,”- tha avokati i tij Massimo Dal Ben.

Meçja tani do të transferohet nga Bolzano në burgun e Trentos. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori një natë tjetër, ai kishte dhënë një rrëfim të gjerë duke rindërtuar dinamikën e fakteve. Krimi do të kishte qenë kulmi i një “përshkallëzimi të një marrëdhënie konfliktuale të lidhur edhe me xhelozinë”, kështu tha avokati i tij.

Dal Ben theksoi se klienti i tij u kthye menjëherë nga Shqipëria dhe rrëfeu krimin e tani po pret dënimin e tij.

Sherri mes tyre nisi të shtunën në mbrëmje. Në banesë, pas sherrit, Meçja nisi ta qëllonte bashkëshorten dy herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në orët e para të së dielës, 27-vjeçari doli nga banesa, e më pas u nis drejt Veronës me makinë, aty ku ndodhen të afërmit e tij. Ai u nis drejt Shqipërisë, mirëpo ishin prindërit e tij ata të cilët e bindën që të kthehej dhe të dorëzohej. Trupi i pajetë i gruas u gjet në banesë, i mbuluar me një batanije.

Vrasja u zbulua pas një telefonate që shqiptari bëri me të vëllain, duke i bërë të ditur se çfarë kishte bërë e se ku do shkonte. Mecja, kishte dhunuar dhe herë të tjera gruan e tij. Dy vjet më parë , Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar. Më pas do të kishte pasur një afrim të ri dhe vendimi për t’u kthyer për të jetuar së bashku në Bolzano.

Policia tani është në kërkim të çekiçit që Avni Mecja tha se e hodhi në një kosh plehrash. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet që të dalë përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Advertisement