Connect with us

Kronike

Vrau gruan gjyqtare, mbetet në fuqi dënimi për burg të përjetshëm për Kasemin

Gjykata e Larte ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi.

Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.

Vrasja e magjistrates Hafizi 2 vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.

Advertisement