Connect with us

Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për autorin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin, i cili është shpallur fajtor dhe dënuar për vrasjen e babait të ish-gruas dhe vëllait të saj, ngjarje e ndodhur më 29 gusht të vitit 2022 në Lezhë. Dy familjet kishin konflikte pas ndarjes së çiftit.

Pjetri u bëri pritë Pjetër dhe Gentian Përjakut, të cilët sapo kishin ardhur nga Italia dhe i vrau në derën e banesës së tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Pjetri nuk e pranonte divorcin me ish-gruan, edhe pse kishte 6 vite që ishte finalizuar. Më 16 prill të këtij viti, Gjykata E Lezhës dha dënimin me burg përjetë për Pjetrin, por çështja kaloi në Apel.

Advertisement