Aktualitet
Vrau kunatin në Greqi se i përdhunoi vajzën, flet babai i autorit
Babai i 50 vjeçarit i cili vrau kunatin pasi zbuloi se abuzonte seksualisht me të bijën që e kishte nga martesa e parë, shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe i bëjnë keq djalit të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos në Greqisë më 9 janar 2024. Prindërit e 50 vjeçarit jetojnë në Shqipëri dhe janë të shokuar.
Babai i 50 vjeçarit tregon në një intervistë për Report TV si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur.
Si e morët vesh lajmin?
E keni parë ndonjëhere kunatin?
Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur…. (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë.
Keni frikë nga hakmarrja?
Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq!
Ngjarja e rëndë u bë publike në mediat greke. Siç raportonte ‘Protothema’, autori e kishte vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas ishte dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50 vjeçari kishte 3 vajza me martesën e parë ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.
Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.