Connect with us

Kronike

Vrau me armë gjahu kushëririn/ Arrestohet autori, policia zbulon dinamikën e krimit

Policia e Bulqizës ka zbardhur vrasjen e ndodhur një ditë më parë (16 janar) ku u vra me armë gjahu aksidentalisht 35-vjeçari, Vasil Kamberi.

Blutë njoftojnë se është arrestuar autori i ngjarjes, Flamur Kamberi, i cili një ditë më parë vrau me armë gjahu kushëririn në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël.

Uniformat blu bëjknë me dije se janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për gjueti.

Policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K., ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement