Connect with us

Kronike

Vrau me makinë ish-kunatin se i divorcoi motrën, lihet në burg Albert Kacën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacën, i cili në 2019 vrau duke aksidentuar ish-burrin e motrës pas divorcit, Ylli Menën. Kaca akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena.

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezultoi se ngjarja ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim Albert Kacën. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

Advertisement