Connect with us

Rajon

Vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci del sot para gjykatës në Greqi

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci i cili vrau paraditen e djeshme me thikë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, do të dalë ditën e sotme para gjykatës.

Ai u vu në pranga një ditë më parë, ndërsa oficerët e policisë e gjetën në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.

Në fjalët e tij të para pas arrestimit, ai dukej i papenduar dhe raportohet se u tha oficerëve të policisë: Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëja? 

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

Advertisement