Connect with us

Aktualitet

Vrau motrën pas sherrit, zbardhet dëshmia e Marselës: Nuk doja ta bëja kurrë

40-vjeçarja Marsela Pushani, e cila vrau motrën e saj, ka thënë se nuk donte ta kryente një veprim të tillë.

Pushani tregoi pendesë për aktin në sallën e gjyqit dhe u justifikua me pretendimin e nuk donte që të ndodhte kjo ngjarje.

Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar. “Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush të kujdeset për nënën”, tha autorja e dyshuar e krimit.

Avokati i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest shtëpie’ dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Advertisement