Connect with us

Kronike

Vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër merret në pyetje Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj ka pranuar te merret në pyetje pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit.

Mjacaj qëlloi me armë zjarri Ilir Xhakjan, i cili mbeti i plagosur dhe Arben Lleshin që ndërroi jetë pas plagëve të marra.

Pas krimit të rëndë, Mjacaj nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa arma dyshohet se është futur me dron.

Advertisement