Connect with us

Aktualitet

Vrau policin dhe djalin 8-vjeçar, Kanadaja refuzon ekstradimin e të shumëkërkuarit në Shqipëri

Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 20 vite më parë.

 

Gjykata kanadeze ka pranuar kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, i cili ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ëngjëll Brahimi u arrestua në muajin janar në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.

Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.

Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin, duke përfshirë se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.

Advertisement