Connect with us

Kronike

Vrau rojën e një lokali në ’98 në Durrës, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari

Marlen Tome (Toma), 45 vjeç është arrestuar nga policia në Gjermani me qëllim ekstradimi, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, në Shqipëri disa vite më parë. Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Arrestimi i tij u krye nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane, në kuadër të operacionit policor “Second”. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.

Advertisement