Connect with us

Kronike

Vrau shqiptarin, rrëfehet biznesmeni grek

GREQI- Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar i ndërtimit Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur që prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxhe biznesmenit shqiptar.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur.

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar.

Hetuesit kanë zbuluar se vrasja është bërë me litar, ndërsa 53-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor në krim ka pasur edhe djalin e tij. Ky i fundit e ka ndihmuar të transportonte trupin e viktimës pas vrasjes, te cilin e kishin fshehur në një zonë rurale.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t’i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topallit, pasi pronari i hotelit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer sesi ndodhi vrasja. Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar  në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

Po sipas autorit, 46-vjeçari i ka shkuar në hotel me 28 gusht nën efektin e alkoolit dhe ka filluar që të abuzoj me të si dhe duke i sulmuar djalin.

‘Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri.’- ka thënë ai.

Më pas, i shtyrë nga instinktet, siç pretendon ai, ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë dhe e ka mbytur. Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin ja kanë çuar në një rrugë të shkretë ku është gjetur nga policia.

Vrasja e ndërtuesit shqiptar, 53-vjeçari grek e mbyti me litar! Djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin

Një hotelier grek, është autor i vrasjes së ndërtuesit shqiptar Xhani Topallit në Greqi. 53-vjeçari, pronar hoteli, e kishte punësuar 46-vjeçarin shqiptar si kontraktor për të kryer disa punime dhe i kishte 30 mijë euro borxh.

Sipas mediave greke, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.

Advertisement