Aktualitet
Vrau veten prej sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë
Teknologjia është bërë tashmë e kudondodhur, dhe gjendet rëndom në duart e fëmijëve. Shumë prindër janë të kënaqur që fëmija harrohet pas celularit apo tablet-it ndërsa shumë të tjerë as nuk kuptojnë e as nuk kanë kontroll mbi lundrimin e fëmijëve në internet.
Mirëpo teknologjia sjell edhe rreziqe, kur përdoret nga njerëz me qëllime malinje, që nga ngacmimi, ideologjitë ekstremiste apo lojërat e rrezikshme për jetën të ngjashme me balenën blu.
“Ime shoqe priste në shtëpi. Në atë kohë ajo kishte menduar këtë dhe kishte shkuar shtëpisë nga mbrapa, futur nga dritarja dhe…” tha babai i Ajet Sulovarit, Fitim Sulovari nga Golemi i Lushnjes.
Ky është rrëfimi i një babai që fëmija i tij u gjet i pajetë, në shtëpinë e tij. Ai ishte vetëm 13-vjeç dhe donte të luante por kishte zgjedhur lojën e gabuar. Fitim Sulovari ka treguar se si u përfshi djali i tij në këtë lojë vrastare në rrjetet sociale.
“Shumë fëmijë punëtor. Luante shumë në internet. “Balen Blu” e kishte parë disa here dhe mua më pati thenë, nuk e luante atë lojë. Më shumë luante “Garena Free Fire”. E kisha parë edhe herë të tjera me atë fijen, me atë litarin në qafë dhe lozte nëpër oborr. I pata bëritur çfarë do bësh me atë, do varësh veten.”tha ai.
Babai shprehet se ai është i bindur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Pasi mbaruan punën në arë, u kthyen në shtëpi por derën nuk jua hapi askush.
“Gruaja kishte menduar dhe ishte futur nga dritarja. Pastaj.. kur ne e gjetëm në gjunjë pas derës kryesore.” tha ai.
Rrëfimi i dytë është nga një adoleshente nga Gjirokastra, e cila arriti të shpëtojë të ardhmen e saj falë sinqeritetit që vendosi të ketë me familjen e saj dhe falë mbështetjes që mori nga ata.