Aktualitet
Vritet kali në Leskovik, qëllohet me çifte nga…
Një kalë është vrarë ditën e sotme në zonën e Shelegurit në Leskovik. Me anë të një postimi në Instagram, Ferma Sotira shkruan se kali është qëlluar me çifte nga njerëz të panjohur. Po ashtu shkruhet se edhe pse kjo fermë po mundohet që të zhvillojë turizmin në këtë zonë, çdo ditë po bëhet më e vështirë, ndërkohë që ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen.
Postimi i Plotë:
Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme. Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur. Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme. Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë. I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik.