Kronike
Vritet me armë zjarri 20-vjeçari, trupin ia gjeti xhaxhai në oborr!

Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Në rrethana të paqarta është vrarë 20-vjeçari Pavlin Preka. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, rreth orës 14:50. Viktima, i cili jetonte i vetëm në banesë për shkak se prindërit i kishte të divorcuar, është gjetur i vdekur nga xhaxhai i tij. Ky i fundit kishte shkuar ta kontrollonte pasi nipi nuk i ishte përgjigjur në telefon.
Ky i fundit, pasi ka parë nipin në oborr, ka lajmëruar menjëherë uniformat blu të Shkodrës.
Fillimisht u raportua se i riu ishte vrarë me një thikë, por më pas, Policia bëri me dije në njoftimin zyrtar se kishte dyshime se vrasja është kryer me një armë zjarri. Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë nuk dihet asgjë as për autorin apo autorët që kanë kryer vrasjen.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

