Connect with us

Rajon

Vuçeviç: Nuk duhet të nënvlerësojmë armët që ka marrë Prishtina

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç tha se armët që Prishtina ka marrë nga Turqia nuk duhet të nënvlerësohen, sepse ato mund të kërcënojnë Forcat e Armatosura të Serbisë, por nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Beogradit.

Ai tha për TV Prva se me dorëzimin e pesë avionëve TB2 për shqiptarët e Kosovës, Turqia në mënyrë më flagrante ka shkelur Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen ushtarako-teknike të vitit 1999.

Ai shtoni se i vetmi formacion i armatosur që në përputhje me rezolutën 1244 dhe me marrëveshjen ushtarako-teknike për Kosovën, deri në kthimin e ushtrisë serbe, mund të jetë vetëm ushtria e KFOR-it, pra pakti i NATO-s, i cili në këtë mënyrë anashkalohet dhe paraqet rrezik shtesë të sigurisë për Serbinë.

 

Advertisement