Kosova
Vuçiç ARRATISET NGA SERBIA/ Milivojeviç: Fluturoi për në Doha e Moskë
Kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojeviç, tha se ka dy rrugëdalje nga kriza aktuale sociale dhe politike në Serbi, përkatësisht që Aleksandar Vuçiq të largohet nga vendi ose të formohet një qeveri kalimtare që do të organizonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për agjencinë Beta, ai deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje në Serbi derisa vendi të normalizohet.
“Vucic, ashtu si Bashar al-Assad (ish-president i Sirisë), të kërkojë një dalje në aeroportin ‘Nikola Tesla’ dhe të fluturojë për në Doha, Moske, Abu Dhabi apo Hong Kongu” – theksoi Milivojeviç
Sipas tij, Serbia aktualisht është larg zgjidhjes së krizës politike me zgjedhje pasi sic tha ai, Vuçiq ka një “arsenal të pakufizuar të së keqes” që e përdor “bollshëm” për të qëndruar në pushtet.
I pyetur nga ‘Beta’ nëse formimi eventual i një qeverie tranzitore do t’i shërbente qëllimit të zgjidhjes paqësore të tensioneve politike në Serbi, Milivojeviq tha se kjo sigurisht do të ishte një nga mënyrat për të dalë nga kriza aktuale e thellë politike.
“Përveç organizimit të zgjedhjeve të lira dhe çlirimit i medias publike, qeveria kalimtare do të duhet të merret me përpjekjet për të mbuluar provat e aferave të mëdha kriminale të qeverisë aktuale.
Duke komentuar situatën në Kosovë, Milivojevic tha se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bashkërisht po ushtrojnë dhunë kundër popullit serb.
Sipas tij, qytetarët e Serbisë duhet ta mësojnë të vërtetën për politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai, serbët janë të ekspozuar ndaj një terrori të dyfishtë..