Connect with us

Rajon

Vuçiç bëhet ‘tap’, kapet me Ramën duke thënë se…VIDEO

Në Beograd prej dy ditësh në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve, është hapur edhe panairi “Wine Vision of the Open Balkans”.

Me pjesëmarrjen e tre liderëve  Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës, Dimitar Kovaçevski, por edhe kryeministrit ende në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nuk kanë munguar aspak batutat në stendat e ngritura për prezantimin e produkteve.

Me Ramën që ka qëndruar më në hije duke mos preferuar të konsumojë shumë alkool, siç u pa dhe në videot e publikuara ditën e djeshme, duket se skenën e ka rrëmbyer Presidenti serb, i cili është shfaqur duke provuar të gjitha llojet e verërave.

Në mediat serbe por edhe në rrjetin social Twitter po qarkullon një video, që tregon Vuçiç, në gjendje jo optimale, pasi duket sikur e ka tepruar disi me pijen.

Duke mbajtur në dorë një gotë të bardhë vere, të cilën do ta pijë, ai “përplaset” edhe më këshilltaren, e cila i qëndron pranë dhe e këshillon që ta lërë gotën.

Në një moment, ajo ia rrëmben gotën nga duart Vuçiçit dhe i tregon atij se kryeministri i Shqipërisë po e pret ta takojë.

Por, Vuçiç me humor i kthehet duke thënë se këshilltarja ka frikë se ai ka konsumuar më tepër seç duhet alkool. Ai gjithashtu “kapet” me Edi Ramën, duke thënë se homologu i tij s’ka konsumuar aspak verë.

Advertisement