Connect with us

Rajon

Vuçiç, biznesmen i amerikanëve/ Lynch: Serbia, shteti më anti-SHBA në Evropë

Gazetarja amerikane Lily Lynch ka shkruar një profil mbi politikën serbe dhe qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimet e Serbisë në raport me Kosovën.

Lynch ka analizuar vizitën e Tucker Carlson, shoumen dhe personazh televiziv në ambasadën e Serbisë në Budapest. Sipas saj, qasja e Vuçiçit ndaj Carlsonit mund të duket e pëlqyeshme dhe e lakmueshme por Serbia është vendi më antiamerikan në Evropë.

Sipas gazetares dhe komentueses politike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka qenë e etur për t’i thelluar raportet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, “krahas natyrës autoritare të mbretërimit të tij dhjetëvjeçar dhe historisë së tij të errët politike”.

“Për amerikanët, Vuçiç është dikush me të cilin mund të bëjnë biznes. Ata e shohin atë si të etur për të zbatuar ‘reformat ekonomike shumë të nevojshme’. Ata e shohin atë si të përgatitur për të bërë pothuajse çdo gjë për të ruajtur pushtetin personal dhe për këtë arsye të pranueshëm për të bërë marrëveshje jopopullore të inkurajuara nga Perëndimi, madje edhe për Kosovën. Ata e shohin atë mjaft autokratik për të mbajtur një kapak mbi elementët e pahijshëm brenda së djathtës ekstreme serbe, ndërkohë që është mjaftueshëm i fuqishëm për të frenuar liderin më haptazi pro-rus të Republikës Srpska, Milorad Dodik” – thuhet në artikullin e Lynch

Gazetarja amerikane gjithashtu ka theksuar faktin se “Ambasadat e SHBA-së në Beograd dhe në Prishtinë e kanë fajësuar kryeministrin Albin Kurti për dhunën në veriun e Kosovës dhe dënimi i ashpër ndaj Prishtinës është interpretuar nga shumë njerëz si përpjekje e radhës për të fituar favorin e serbëve”, ka shkruar tutje Lynch.

Advertisement