Connect with us

Rajon

Vuçiç, çifuti tregtar/ Leva e Ballkanit në duart e serbit

Presidenti serb Aleksander Vuçiç gjithnjë e më shumë po i afrohet  haptazi   Rusisë, Hungarisë dhe Kinës. Përkundër të gjitha këtyre shenjave të devijimit nga binarët evropianë, liderët evropianë po vazhdojnë ta mirëpresin atë dhe të investojnë në Serbi, pa asnjë tregues se oferta e Serbisë për anëtarësim në BE është në rrezik. Në vitin 2020, BE-ja i dhuroi Serbisë rreth 300 milionë euro dhe ishte partneri i parë tregtar me 62 për qind të tregtisë. Arsyeja për gjithë këto përkëdheli nuk ështe sekret: statusi i Kosovës eshte ende i pazgjidhur. Evropianët shpresojnë se Vuçic do të siguroi arritjen e një marrëveshjeje.  Për diplomacione europiane, Vucic ka shumë pushtet dhe është dikush që mund ta kryejë një punë nëse ai dëshiron. Sipas tyre “Ai mund të jetë njëriu që do të bëjë përparim të rëndësishëm në Kosovë”.

Vuçiç vazhdon të dërgojë sinjale inkurajuese për evropianët, por në të njëjtën kohë ai ka mesazhe të ndryshme edhe për bazën e tij konservatore dhe për nacionalistët serbë që mbështen në Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi. Për këtë çështje, ai ndan të njëjtën retorikë sfiduese me Putinin, i cili ka përsëritur vazhdimisht kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës. Këto mesazhe shpesh përcillen nga Aleksandër Vulin, i cili ankohet rregullisht për persekutimin e serbëve etnikë në Ballkan, që bashkë me nacionalistët e tjerë hedhin poshtë akuzat se qëllimi i tyre i vërtetë është Serbia e Madhe – e njëjta ëndërr që çoi në luftë në Ballkan në vitin 1991.

Gjithashtu bandat kriminale kanë një rol për të luajtur në këto karada politike. Kosova veriore, me popullsinë e saj kryesisht serbe, është nominalisht nën kontrollin e autoriteteve në Prishtinë, por në realitet, ajo drejtohet nga grupe të krimit të organizuar të perceptuar si aleatë të partisë së Vuçicit dhe të akuzuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për kontrabandë në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë serbe.  Kjo i jep Vuçiçit një levë të rëndësishme me të cilën ai mund të rrisë ose ulë tensionet në rajon sipas nevojës.

Advertisement