Connect with us

Kosova

Vuçiç dhe Eureka: Në Bruksel kanë frikë nga botët shqiptare, prandaj nuk ka vendim të drejtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në Bruksel kanë frikë nga “botët shqiptare”, prandaj dhe sipas tij, nuk ka asnjë vendim të Bashkimit Evropian që do të ishte i drejtë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Problemi ynë është me shqiptarët, sepse ata ne BE nuk kane ndermend të marrin ndonjë vendim që do të ishte i drejtë persa i përket serbëve dhe shqiptarëve, sepse ata kanë ‘botë’ shqiptarë të panumërt, që punojnë për të ashtuquajturën Kosovë dhe gjithçka munden kundër Serbisë, sepse ata në Bruksel kanë frikë prej tyre” – deklaroi Vucic, sipas te cilit, per shkak të kësaj frike, në BE nuk ka vendime që duhet të bazohen në rezultatet e arritura.

“Ata kanë absolutisht frikë prej tyre dhe për këtë arsye nuk u lejohet të marrin vendime bazuar në parimin e meritës, por në bazë të parimit të frikës ndaj ‘botëve’ shqiptare” – theksoi presidenti serb dhe shtoi se shqiptarët veprojnë si një grup i madh presioni, ndërsa disa në Serbi po punojnë kundër vendit të tyre.

“Ne kemi kemi nje opozite qe ka një qasje të gabuar, sepse mendojnë se duhet të bëhen ‘kalif në vend të kalifit’ – deklaroi Vucic

Ai vuri në dukje se Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që ka një vlerësim investimesh dhe se në këtë mënyrë është barazuar me Rumaninë dhe Hungarinë.

Advertisement