Bota
Vuçiç dhe Zelensky flasin për koordinim dhe integrim, pa ndryshuar qëndrimet për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth raporteve mes dy shteteve, integrimeve evropiane dhe “agjendës ndërkombëtare” në periudhën e ardhshme.
“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka shkruar autokrati serb në llogarinë e tij në “Instagram” të mërkurën në mbrëmje, duke mos dhënë detaje specifike për bisedën.
E presidenti ukrainas ka theksuar se ka pasur një “diskutim përmbajtjesor” me homologun serb, duke shtuar se “ekzistojnë sektorë ku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin” dhe “u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin”.
Ukraina nuk e njeh Kosovën – ajo është munduar ta ruajë njëfarë neutraliteti, për shembull, duke abstenuar gjatë procesit të votimit të vitit 2023 për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – pavarësisht se Prishtina është pjesë e sanksioneve kundër Moskës, vazhdon të dërgojë mbështetje për Kievin dhe strehon refugjatë nga Ukraina