Connect with us

Kosova

‘Vuçiç do t’i dorëzojë Prishtinës manastiret serbe’

Ish-diplomati Nebojsha Vujoviç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është zotuar se nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë UNESCO, dhe se të gjithë tempujt ortodoksë mesjetarë do të bëhen trashëgimi kulturore e Kosovës. .

Vujoviç tha për agjencinë ‘Beta’ se neni 4 i planit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës thotë se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe se presidenti Vuçiç do të zbatojë gjithçka nga ai plan, përveç njohjes formale të Kosovës së pavarur dhe që nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj të mundshëm në Kombet e Bashkuara.

Ai theksoi se në Kosovë janë rreth 1300 monumente kulturore të popullit serb.

“Patriarkana e Pejës, Deçanit, Bogorodica dhe Graçanica i përkasin trashëgimisë kulturore botërore. Ato manastire janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike serbe. Nëse Kosova bëhet anëtare e UNESCO-s, mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike serbe do të transferohej te Republika e Kosovës”, ka theksuar Vujovic.

I pyetur se mbi çfarë baze pretendon se presidenti Vuçic do t’i dorëzojë Prishtinës tempujt ortodoksë serbë, Vujovic tha se Vuçiç “është i gatshëm t’ua dorëzojë çdo gjë serbe autoriteteve të Kosovës vetëm për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet”.

“Nëse Serbia e lejon Kosovën që në votimin e radhës të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe Vuçic merr përsipër të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, fati i shenjtoreve tona kulturore dhe historike do të kalojë në duart e Prishtinës.

Vuçiq ua ka dorëzuar gjithçka autoriteteve të Kosovës, e vetmja gjë që ka mbetur është njohja e të ashtuquajturave dokumente të Republikës së Kosovës, prandaj nuk pres që ai ta pengoi hyrjen e Kosovës në UNESCO, e cila do të jetë katastrofike për Serbinë, popullin serb dhe kishën ortodokse serbe” –  ka deklaruar Vujovic.

Kujtojmë se Ministri i Kulturës së Kosovës Hajrula Çeku ka bërë të ditur se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO në vjeshtën e vitit 2023.

Kosova tashmë ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në vitin 2015, por më pas nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun e kësaj organizate.

Advertisement