Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç: Do tregoj të vërtetën për ngjarjen e Banjskës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia u soll me dinjitet në përballjen me aksidentin që ndodhi në Banjskë, në very të Kosovës, dhe se kjo nuk e zvogëloi rëndësinë e tragjedisë për shkak të vrasjes së një shqiptari, por se në të njëjtën kohë i bëri haraç dhe ishte i bashkuar në dhimbje me familjet e serbëve të vrarë. “Serbia e trajtoi këtë me dinjitet. Unë jam krenar për Serbinë. Ne nuk e poshtëruam apo minimizuam rëndësinë e tragjedisë për shkak të shqiptarit të vrarë. Ne i bëmë nderimet tona, por mundëm të bashkohemi në dhimbje me familjet e serbët e vrarë”, tha Vuçiq për TV Happy. Vuçiç gjithashtu ngriti teori konspirative, teksa tha se vrasja gjakftohtë e serbëve në veri të Kosovës me siguri është porositur nga Kurti së bashku me Xhelal Sveçlën “Tani do të shohim se kush do të kërkojë ekstradimin e kujt” – theksoi Vucic, I cili gjithashtu shtoi se  Serbia të jetë tema kryesore e Samitit të Tretë të Bashkësisë Politike Evropiane në Granada dhe paralajmëroi se atje do të flasë të vërtetën për ngjarjet në Kosovë. “Për mua është qesharake kur më thonë se jam pas ngjarjes në manastirin e Banjskës” – tha presidenti serb

Advertisement