Connect with us

Rajon

Vuçiç drejt përjetësisë/ Madhëria e tij sheh ëndrra me sy hapur

Dragica Stanojloviç, në një shkrim botuar në gazetën serbe ‘Danas’, shkruan se  Aleksandër Vuçiç e përfundoi punën e tij në të tashmen. Ai “ndërtoi” gjithçka që askush para tij nuk kishte bërë…veç në ëndrra, pasi “e ngriti” Serbinë në një nivel nga i cili do të jetë e vështirë të rikuperohet.

Sipas saj, në kulmin e udhëtimit të tij vizionar, ai zbuloi se e tashmja e tij ishte bërë e ngushtë dhe e vështirë, sepse të gjitha forcat reaksionare dhe të urryera të botës kishin “konspiruar” kundër tij me qëllimin për ta sfiduar dhe ngadalësuar punën e tij të paparë.

Stanojloviç thotë se çmenduria e Vucic ka marrë përmasa madhështore. Ai arriti të nënshtrojë shtetin rreth vetes dhe të sundojë si një despot oriental mesjetar që po ecën vec prapa, në kohën parakristiane të faraonëve. Ai ëndërron dhe siç i ka hije madhështisë së tij, përmend miliarda e miliarda në ëndrrat e tij. Ne nuk i kemi, por dikush që i ka mund të na I japë hua…

Dragica Stanojloviç shkruan se “Mendimet e tij janë të drejtuara drejt përjetësisë.  Ai synon të jetë aty ku është dhe çfarë është edhe në vitin 2027. Ai beson se përrallat nga e ardhmja do të jenë të përshtatshme për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe serbët në Kosovë. Atyre, të cilëve ai i mësoi të mos mendojnë, por të dëgjojnë atë që u thotë, ndaj nuk do ta ketë të vështirë t’u japë diçka, të cilën ata do ta përjetojnë si një premtim besnikërie.

Ai do të vazhdojë të merret me ata që i prishin ëndrrat. Ai ka me vete gjyqtarë, polici, ushtri private, anonimë, deputetë dhe ministra.

Reagimet e zyrtarëve nga e gjithë bota nuk e shqetësojnë atë. Ata duhet ta durojnë, sepse askush tjetër nuk do t’u premtonte atyre atë që s’mundet ta kenë. Si rreth Kosovës, ashtu edhe rreth minierave për të cilat shumë janë të interesuar.

Advertisement