Connect with us

Kosova

Vuçiç duhet të dorëzojë Kosovën/ Profesoresha serbe: Ai kontrollon gjithçka

“Aleksandër  Vuçiç kontrollon gjithçka dhe të gjitha paratë e Serbisë janë nën kontrollin e tij” – keshtu tha në një intervistë për gazetën “Nova”, profesoresha Danica Popoviç

E pyetur për mundësinë e manipulimit në procesin zgjedhor ne Serbi më 17 dhjetor, ajo deklaroi: Sigurisht që është e mundur dhe nuk do ishte hera e pare për Vuçiçin, ndaj te cilit nuk ka sit ë krijohen trazira sociale si shenje proteste pasi ai I kontrollon të gjitha, me rryshfete, presione e arrestime.

“Problemi kryesor i opozitës në Serbi nuk është se Vuçiç ka para. Problemi më i madh është se Perëndimi e mbështet atë. Dhe Perëndimi është ai lojtar që ka para dhe ndikim politik. Vuçiç duhet t’ia dorëzojë Kosovën Perëndimit dhe për këtë, ata e mbajnë mbi ujë. Po opozita? Perëndimi tani për tani nuk është i interesuar. Kosova është detyra më e vështirë për ta këtu. Dhe më duket se ata në Perëndim do lehtësoheshin nëse Vuçiç do t’i fitonte zgjedhjet” – ka deklaruar profesoresha serbe.

Advertisement