Kosova
Vuçiç e Brnabiç u lutën me përulësi, por miqtë e presidentit në BE e shpërfillën…
“Emisari i Bashkimit Europian Lajçak i kujtoi Aleksander Vuçicit se Serbia i braktisi vijat e saj te kuqe te vendosura per marreveshjen franko-gjermane, qekurse ish kryeministrja Ana Brnabiç fillimisht i dërgoi një letër Brukselit duke pretenduar se Vuçic nuk ishte dakord me atë që kishte rënë dakord në Ohër, dhe më pas me një letër të dytë në të cilën hiqet dorë nga letra e parë´- Keshtu thaZdravko Ponosh, kreu i partise Srbia Center, duke reaguar ndaj lajmit se Serbia e tërhoqi letrën për vijat e kuqe për Kosovën, të cilën e ka konfirmuar edhe Miroslav Lajçak.
Sipas tij, emisariiI Bashkimit Europian e ka plasur ne tavoline Vucicit, atë qe ai fshihte si gjarpri këmbët
“Vuçic u pajtua me dispozitat e të ashtuquajturit Marrëveshje për rrugën e normalizimit qe te beheshin pjesë integrale e kapitullit 35. Madje ai u mburr me arritjen e tij diplomatike, e cila e lidhi fort shtetësinë e Kosovës me procesin e integrimit evropian të Serbisë” – ka shkruar Ponosh duke shpjeguar se pjesa interesante e letrës është ajo në të cilën kërkohen ndryshime të vogla.
“Ne leter ishte bashkangjitur teksti me disa ndryshime të vije te kuqe. Une disponoj një pjesë interesante te vetë letrës, në të cilën Vucic kërkon me përulësi mirëkuptim sepse kërkohendisa “ndryshime të vogla”. Por më kotsepse miqtë e Vuçiqit e shpërfillën atë kërkesë. Pas ngjarjeve ne Banjskëata nuk do t’i japin Vucicit as edhe një gjethe fiku për të mbuluar turpin e tij” – theksoi Zdravko Ponosh