Connect with us

Kosova

Vuçiç e paketoi Kosovën në një kuti, e vendosi në një hark dhe ia nisi Albin Kurtit

“Albin Kurti tani mendon se politika e Vuçiçit dhe lista e tij serbe janë një teatër kukullash që ai mund ta trajtojë lehtësisht dhe kjo vetëm sap o i vë në pozitë të vështirë serbët në Kosovë. Dhe Kurti është akoma vetëm te gjysma e rrugës” – keshtu e ka vleresuar situatën aktuale në Kosovë, ish-diplomati dhe ambasadori i Serbisë, Nebojsa Vujovic.

Ai beson se këtë pozitë serbët në Kosovë e solli politika dhe lëvizjet e këqija të presidentit serb, gje te cilen qeveria e Kosovës e shfrytëzoi dhe e vuri Serbinë në një pozitë ku duhej të lypte, edhe për shkak të lëvizjeve shumë të këqija të serbëve (me urdhër të Beogradit) dhe aktorëve ndërkombëtarë.

“Gjithçka që ndodhi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, bëri që mbijetesa e serbëve në Kosovë te jete jashtëzakonisht e kërcënuar” – ka theksuar ish ambasadori, sipas te cilit “Për këtë ka kontribuar largimi i tyre nga institucionet e Kosovës gati dy vjet më parë, gjë që u bë, sic u shpreh ai, me nxitjen e Beogradit.

Vujovic beson se përveç konfliktit të vitit të kaluar mes serbëve dhe KFOR-it, këto janë lëvizje krejtësisht të gabuara.

“Bashke me Banjsken, te gjitha keto janë mëkatet e Vucicit” – theksoi Vujoviç teksa dhe shtroi pyetjen: A e ka bërë Vucic kete me pëlqimin e heshtur të vendeve të QUNT-it apo është vetëm pjesë e marrëveshjes së Ohrit që është pranuar por nuk është nënshkruar, në të cilën Serbia thjesht i tërhoqi të gjitha atributet e saj nga Kosova.

Masat e Vuçicit për Kosovën, të cilat ai i prezantoi të premten, pra pikën në të cilën ai tani kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, Vujovic i ka paraqitur në mënyrë metaforike nga këndvështrimi i tij: –

“E gjitha kjo i ngjan një elefanti që ka hyrë në nje dyqan te madh porcelani, ku ai thyen cgjen perpara, dhe pastaj ulet ne dysheme. Keshtu dhe Vucic u kujtua qe pas 72 oresh ten a tregoje si do mund ti gjisë te gjitha cka thyer me herët. Epo, nuk funksionon kështu” – theksoi ish ambasadori serb.

Vujoviç gjitashtu beson se Albin Kurti është vetëm në gjysmë të rrugës.

“Ai është nxënësi më i mirë i ideologjisë së Adem Demacit, që është krijimi i një shteti të madh shqiptar në Ballkan. Pas përfundimit të shtetësisë në Kosovë, ai do të shkojë drejt jugut të Serbisë dhe pjesës së Maqedonisë ku shqiptarët janë shumicë…” –  ka deklaruar diplomati, sipas te cilit kryeministri I Kosoves thjesht perfitoi nga dobësitë e qeverisë së Beogradit.

“Vuçic e paketoi Kosovën në një kuti, i vuri një hark dhe ia dorëzoi Kurtit” – potencoi Vujovic duke shtuar se Asociacioni eshte paketuar ne nje kuti qe brenda eshte bosh.

Advertisement