Rajon
Vuçiç – Escobar, takim hermetik/ Në kërkim të një zgjidhje kompromisi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte” me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit”
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Beograd vjen dy ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian.kosove