Connect with us

Kosova

Vuçiç është i lumtur, ndërsa Europa ka frikë nga rizgjedhja e Trump-it

Rizgjedhja e Trump si president i SHBA-ve do të ndryshonte shumë gjëra në SHBA dhe në botë. Realisht, askush nuk e di se çfarë saktësisht, por tashmë bazuar në deklaratat e tij, është e qartë se asgjë nuk do të ishte më si më pare dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç i lidhi shumë herët ambiciet e tij politike me të.

Shumë kanë harruar se gjatë fushatës së tij elektorale në vitin 2012, Rudy Giuliani, ishkryebashkiaku i njohur i Nju Jorkut, më vonë mik personal dhe avokat i Trumpit, qëndroi disa ditë në Beograd me Vuçiçin” – kujtoi psikologu Žarko Korać për median serbe “Danas”, duke shtuar se “Edhe atëherë, një konstante në fushatat e zgjedhjeve të parakohshme të Vuçiçit, ishte përdorimi i ish politikanëve të njohur rezidentë, të cilët ishin paguar mirë për këtë” si përshembull ish-kancelari gjerman Shroder, ish-kryeministri i Anglisë, Toni Bler dhe ish kqncelari austriak. Disa prej tyre nuk ndihmuan realisht në fushata, por sigurisht që i bënë përshtypje një pjese të elektoratit të Vuçiçit”.

Sipas Žarko Korać, Vuçiç i ka bashkangjitur më së shumti vetes Richard Grenell-in, ish-ambasador shumë i diskutueshëm i Trump në Gjermani, i cili dikur ishte ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë së SHBA-së, e cila bashkon të gjitha agjencitë e sigurisë amerikane.

“Ky mik i Trumpit është relativisht shpesh herë në Beograd dhe si këshilltar i huaj i paguar mirë i Vuçiçit, sapo ka ndërmjetësuar shitjen e ndërtesës pjesërisht të rrënuar të ish-Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd.

Sipas Koraç, shpresa më e madhe e qeverisë aktuale të Serbisë është se zgjedhja e Trump do të largonte pothuajse tërësisht vëmendjen e dobët të SHBA-së nga rajoni dhe kështu do të ndihmonte në realizimin e “botës serbe”.

“Me krizën e NATO-s që sigurisht do të shkaktonte rizgjedhja e Trump-it, Vuçiç shpreson se çështja e kufijve në rajon do të hapet jo vetëm në mënyrë të nënkuptuar, por mjaft eksplicite, që është një nga ambiciet e tij themelore politike” – beson Zharko Korać duke theksuar:

– “Në fund të fundit, Vuçiq nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të ngushta politike me administratën e Bidenit, e cila komunikonte me të vetëm përmes ndërmjetësve të saj. Kështu, ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës ka frikë nga rizgjedhja e Trump, e cila do të shkaktonte kaos politik, qeveria në Serbi po gëzohet aspak në mënyrë të maskuar. Dhe kjo tregon se sa larg jemi nga politika pro-evropiane. Dhe tani, shikoni mrekullinë, sipas ideologëve injorantë të SNS-së, Trump shfaqet si një “deus ex machina” që do të ndihmojë në realizimin e tezës së vjetër politike për “kufijtë e brendshëm të padrejtë të ish-Jugosllavisë dhe njohjen e paligjshme të Kosovës, shtet. Pra Jo Putini apo Kina, Trump është shpresa e fundit e nacionalizmit serb”- ironizoi duke përfunduar Zharko Korać. …………

Advertisement