Kosova
Vuçiç është i lumtur tani për tani/ Profesor i Oksfordit flet për ‘Carnegie Europe’
“Premtimi për anëtarësim në BE ishte dikur një plumb i argjendtë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve territoriale dhe të sigurisë në Ballkan, por ka gjithnjë e më pak të tilla këto ditë. Dhe nuk ka provë më të mirë se drama që po vazhdon mes Kosovëa dhe Serbisë” – keshtu ka shkruar profesori i Oksfordit Dimitar Beçev në një analizë.
Në mars të vitit 2023, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq miratuan një lloj udhërrëfyesi të propozuar nga BE-ja, Marrëveshja e Ohrit, për të zgjidhur mosmarrëveshjen për statusin e Kosovës. Por që atëherë, marrëveshja është ne ngerç. Ajo që duhet të ishte një arritje e madhe për shefin në largim të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mund të kthehet në një dhimbje koke të madhe për pasardhësin e tij. Nderkohe qe diplomatët dhe politikanët në Bruksel dhe Uashington fajësojnë vetem një person: Albin Kurtin, I cili vazhdon te marre kritika per mbylljen e katër komunave besnike ndaj Beogradit, duke përfshirë atë në Mitrovicë. Kujtojme se autoritetet e Kosovës vendosën me mençuri ndalim për importet nga Serbia, duke injoruar lutjet e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin.
“Sipas këndvështrimit të Kosovës, Perëndimi zbaton një standard të dyfishtë: ai ndëshkon Prishtinën pse kerkon pohimin e sovranitetit të saj, ndërkohë që edhe përbuz Vuçiqin, i cili ka refuzuar të ndërpresë lidhjet me Rusinë dhe t’i bashkohet sanksioneve perëndimore. Beogradi u kryqezua me incidentin e dhunshëm në manastirin e Banjskës në shtator 2023, kur paraushtarakët e lidhur me shërbimet serbe të sigurisë sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë” – keshtu ka deklaruar Beçev, sipas te cilit Vuçic mendon se veprimet e ashpra të Kurtit do t’i jenë të dobishme.
“Serbia eshte duke shijuar muajin e mjaltit me BE-në. Së pari erdhi marrëveshja e minierave të litiumit që Vucic nënshkroi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në korrik.
Së fundmi, Beogradi i hapi tapetin e kuq presidentit francez Emmanuel Macron dhe gjatë vizitës, ku ndër të tjera, u nënshkrua kontrata për blerjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale të prodhimit francez.
Vuçiq është gjithashtu në librat e mirë të Uashingtonit për furnizimin e Ukrainës me municion – përmes vendeve të treta, aq sa BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbyllin sytë para faktit se Serbia refuzon të zbatojë sanksione ndaj Rusisë. Vetem kriza në Kosovë mund ta kërcënojë këtë moment pozitiv. Por tani për tani, Vuçiq është krejtësisht i lumtur që Kurti po kthehet në personin qe ata ne Perendim nuk duan” – ka theksuar Dimitar Beçev……………………………………………..