Connect with us

Rajon

Vuçiç është në hall të madh/ Ja si komentojnë mediat rajonale për konfliktet në Kosovë

Konfliktet në veri të Kosovës, të cilat filluan ditën kur Partia Progresive Serbe organizoi një tubim në Beograd më 26 maj, vazhduan me përshkallëzime. Për këtë raportojnë edhe mediat rajonale.

‘Slobodna Bosna’ në artikullin e titulluar ‘Vucic në problem të mëdha’, nder te tjera shkruan se “Qeveria e Kosovës akuzoi Beogradin se drejton një grupi ekstremistësh” në veri të vendit, mes te cileve ndodhen edhe njerez te shërbimeve sekrete të regjimit të Aleksandër Vuçiç

‘Sarajevo Liberation’ shkruan se mirëqenia e popullit nuk është primare as për Kurtin e as për Vuçiçin dhe se nderkombetaret kane reaguar ndaj trazirave në Kosovë.

‘Jutarnji list’, në artikullin e saj me titull “Si u dorëzua sërish Vuçiç”, shkruan:

“Qeni i rremë i Kurtit goditi regjimin e tronditur si asi dhjetën” dhe se “konfliktet në Kosovë po ndodhin në një kohë kur protestat kundër Vuçiçi në Serbi po rriten”. Sipas ketij medium, “Albin Kurti me tensionet në Veri, i hodhi presidentit serb një litar shpëtimi”

Advertisement