Kosova
Vuçiç është në telashe, shprehja që shkaktoi frikë në Serbi
Teksa dje Presidenti Alekandër Vuçiç ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor, Bashkimit Evropian po i mbaron durimi
“Serbia “de facto” (sido që të interpretohet ligjërisht) duhet ta njohë Kosovën” – tha shprehimisht kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Prishtinë dhe Beograd.
‘De facto’, që sipas enciklopedisë, do të thotë – “në të vërtetë, në fakt, – në ligj, ky term tregon gjendjen faktike të një marrëdhënie, pavarësisht nëse ajo është në përputhje me rendin ligjor”. Por edhe ajo që tha Ursula von der Leyen, duke përsëritur atë që përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë i thanë Vuçicit në Bruksel disa ditë më parë, në të vërtetë përcakton se Serbia duhet “praktikisht të pajtohet me pavarësinë e Kosovës”, edhe pse nuk duhet ta bëjë zyrtarisht dmth të njohë “diplomatikisht” ose, thënë thjesht, ta njohë Kosovën pa e thënë se e njeh, apo e thënë ndryshe: Nuk e pranojmë, por në thelb e pranojmë fshehurazi.
Duket disi e komplikuar, por jo. Përkatësisht, Serbia gjithsesi nuk ka pasur juridiksion mbi Kosovën që nga mesi i vitit 1999 dhe do të pranonte faktin se nuk e kontrollon dhe nuk ka sovranitet shtetëror-juridik mbi Kosovën dhe nuk do të kundërshtonte pjesëmarrjen e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu OKB. Përveç kësaj, Serbia nuk ka pse të “hapë” ambasadë në Prishtinë apo të ketë ambasadë të Kosovës në Beograd, por duhet të ketë një lloj “misioni diplomatik”. Përveç kësaj, do të njiheshin kartat e përbashkëta të identitetit, dokumentet, diplomat, dokumentet e pronësisë dhe të ngjashme.
Vizita e Ursula von der Leyen mund të përshkruhet qartë si ‘polic i mirë – polic i keq’ – tha për N1 Dushko Lopandiç, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi ndërsa Igor Novakoviç nga Qendra Serbe për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë shpjegoi se ” njohja de fakto e Kosovës” do të thotë “pranim i subjektivitetit të Kosovës dhe pranim i institucioneve, dokumenteve dhe simboleve të tyre”.
Siç shpjegoi Novakoviç, marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 të kujton marrëveshjen mes dy ish-Gjermanive. Domethënë, marrëveshjen e nënshkruan të dyja palët, por kjo nuk do të thotë se Gjermania Perëndimore e pranoi pavarësinë e Gjermanisë Lindore. Por Serbia, nuk ka asnjë autoritet mbi Kosovën dhe praktikisht e ka pranuar se është një shtet tjetër, nëse jo për arsye tjetër veç faktit që, për shembull, negociatat për anëtarësim në BE nuk përfshijnë Kosovën, sado kushtetuese mund të jetë “zemra e Serbisë”.
“Me njohje de facto, mes dy vendeve ka vendkalime kufitare, kontroll dokumentesh dhe dogana, sado që i quajnë “kalime administrative” në Beograd. Kosova do t’i zhvillojë e vetme negociatat për anëtarësim dhe kur kjo të ndodhë, Serbia do të jetë anëtare e BE-së pa Kosovën, edhe nëse ato do të pranoheshin në të njëjtën ditë! Ursula von der Leyen erdhi te Vuçiç me një “karotë dhe shkop” – praktikisht me një ultimatum, por edhe mbështetje për anëtarësimin në BE dhe shpërndau fonde bujare prej disa miliardë eurosh, si pjesë e gjashtë miliardë eurove për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, i cili ende nuk është pjesë e Unionit Europian. Kujtojmë se Uashingtoni dhe BE së fundi i kanë thënë hapur Vuçiçit se deri në shkurt të vitit 2024 duan të zgjidhin situatën me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të thotë njohje “de facto” – deklaroi Igor Novakoviç. Vlen të kujtohet se Ursula von der Leyen e paralajmëroi Vuçicin se nuk do të toleronte “incidente si ai që ndodhi në Banjska”. Dhe teksa Vuçic bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 17 dhjetor, mesa duke tai do të parandalojë atë shkurt fatal të vitit 2024, kur çdo gjë de facto do duhet të përfundojë