Kosova
VUÇIÇ FUTET NE BURG/ Opozitari serb: Nuk duhet të shqetësohet për jetën e tij
Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë Millosh Jovanoviç, tha se presidentit serb Aleksander Vuçic nuk duhet të shqetësohet për jetën e tij, por se eshte e sigurt se ai nuk do t’i shpëtojë burgut.
“Ai nuk ka pse të shqetësohet. E di që ai e përmend shpesh atë strehë dhe tregon se dikush, diku ka planifikuar ta vrasë. Besoj se askush nuk po mendon tëeleminojë. Por ajo që ai nuk mund ta humbasë është burgu për tradhtite paparë në historinë serbe dhe për një mashtrim të paprecedentë. Dy vite më parë, duke pranuar marrëveshjen franko-gjermane, e cila në mënyrë implicite njeh shkëputjen e krahinës sonë jugore Kosove, ai shkeli Kushtetutën si askush para tij, shkeli nderin e popullit të vet”, ka theksuar Jovanoviq në një intervistë për gazetën Nova.
Ai tha se beson se “një grevë e përgjithshme, së bashku me bllokada të ndryshme të mundshme, përfaqësojne mjete të shkëlqyera në luftën për të rivendosur normalitetin dhe për të shëruar Serbinë dhe shoqërinë serbe”.